8 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMimoza Musa Takim në Bruksel me eurodeputetin Vladimir Prebilič: Maqedonia e Veriut...

Mimoza Musa Takim në Bruksel me eurodeputetin Vladimir Prebilič: Maqedonia e Veriut drejt së ardhmes evropiane

Në kuadër të European Union Visitors Programme (EUVP), të cilin po e ndjek në Bruksel dhe Strasburg, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me eurodeputetin Vladimir Prebilič, me të cilin diskutuam për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim theksova se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një aspiratë politike, por një përcaktim strategjik dhe një interes i qytetarëve tanë. Vendi ynë ka dëshmuar vazhdimisht përkushtim ndaj reformave, harmonizimit me standardet evropiane dhe ndërtimit të institucioneve demokratike. Tani është koha që edhe Bashkimi Evropian të ruajë kredibilitetin e politikës së zgjerimit, duke vlerësuar progresin mbi bazën e meritës dhe kritereve të qarta.

Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e Evropës. Integrimi i rajonit nuk është vetëm investim në zhvillim ekonomik, por edhe garanci për stabilitet, siguri dhe paqe afatgjatë në të gjithë kontinentin.

Mbështetja, këshillat dhe përvoja e eurodeputetit Vladimir Prebilič janë një vlerë e shtuar në këtë rrugëtim. Besoj se përmes dialogut, bashkëpunimit dhe vendosmërisë do ta afrojmë edhe më shumë Maqedoninë e Veriut drejt vendit që i takon natyrshëm familjes evropiane.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments