Ndonëse dje u paralajmërua mundësia e shpërndarjes së Këshillit Komunal në Tetovë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, opozitarja BDI ka kërkuar që kjo të mos ndodhë.
Në një reagim që integristët e kanë shpërndarë në faqen zyrtare, thuhet se këshillli nuk duhet të shpërndahet.
Njohësit e rrethanave lokale dhe politike reagimin e BDI-së e cilësojnë si frikë dhe thonë se kjo vjen si pasojë e humbjes së pesë palë zgjedhjeve radhazi në Tetovë, dhe si pasojë e diferencës së madhe në anketa mes Bilall Kasamit e BDI-së në këtë qytet.

