8 C
Tetovo
E martë, 21 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDrejtori i NPK-së, Samet Bislimi, në terren për t’u dalë në ndihmë...

Drejtori i NPK-së, Samet Bislimi, në terren për t’u dalë në ndihmë banorëve të Çajlës

Drejtori i NPK-së, Samet Bislimi, së bashku me ekipet e ndërmarrjes, si dhe kryetari i Këshillit Komunal, Jusuf Abduli, bashkë me këshilltarët komunalë, ndodhen në terren në fshatin Çajlë për t’u dalë në ndihmë banorëve që po përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

Në shenjë solidariteti dhe përkushtimi ndaj qytetarëve, ekipet janë angazhuar në sigurimin e furnizimit me ujë për pije, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për banorët deri në tejkalimin e situatës.

Institucionet lokale theksojnë se do të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve dhe të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të garantuar furnizim sa më të rregullt me ujë.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments