8 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Gusht, 2026
BallinaLajmeOpinioneIdrizi: 25 vjet më pas: Marrëveshja e Ohrit përballë provës së zbatimit

Idrizi: 25 vjet më pas: Marrëveshja e Ohrit përballë provës së zbatimit

Nga: Xhelal Idrizi
Marrëveshja e Ohrit u arrit si kompromis për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të krijuar një bazë të re për bashkëjetesën dhe barazinë e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Me nënshkrimin e saj, të dyja palët morën përgjegjësi që marrëveshjen ta zbatojnë në praktikë, jo vetëm ta festojnë në përvjetorë.

Pas 25 vitesh, pyetja nuk është vetëm çfarë u shkrua në marrëveshje, por sa prej saj u realizua realisht. Një marrëveshje nuk matet me ceremonitë dhe fjalimet, por me zbatimin e saj në jetën e qytetarëve.

Më kujtohet një marrëveshje biznesi që bëra dikur. Kisha angazhuar avokatë shumë të mirë nga Sllovenia dhe kërkova që kontrata të ishte sa më e fortë, që të mos më mashtronte pala tjetër. Njëri prej tyre, si mik, më tha një fjalë që nuk e kam harruar: “Nuk ekziston kontrata aq e mirë sa të mbrojë një marrëveshje nëse pala tjetër nuk ka vullnet ta respektojë.”

Dhe kishte të drejtë. Mund të kesh kontratën më të mirë, të kesh të drejtë dhe të kesh ligjin në anën tënde, por nëse pala tjetër nuk e zbaton, fillon beteja përmes institucioneve dhe gjykatave. Dhe nëse drejtësia vonohet pafund, e drejta në letër nuk mjafton për ta zgjidhur problemin në jetën reale.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments