Mëngjesin e sotëm trupi i Lirim Hajredinit është gjetur në afërsi të qendrës tregtare Mavrovka, mëson 4news.mk.
Për më shumë se 16 vjet, Hajredini ka qenë drejtor operativ i televizionit të parë kombëtar në gjuhën shqipe, Alsat.
Vendi i ngjarjes po sigurohet nga policia, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.
Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe produksion televiziv. Përveç karrierës së tij menaxheriale, ai ka punuar edhe si përkthyes i literaturës profesionale.

