8 C
Tetovo
E shtunë, 29 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniRMV: Nusja e rreh vjehrrën dhe plagos vjehrrin me thikë

RMV: Nusja e rreh vjehrrën dhe plagos vjehrrin me thikë

Një grua 23-vjeçare nga Makedonska Kamenica është ndaluar nga policia pas një mosmarrëveshjeje familjare, gjatë së cilës ka sulmuar vjehrrën e saj dhe ka hedhur një thikë drejt vjehrrit, pas së cilës edhe ai e ka goditur atë me një send të fortë.

Sipas denoncimit, incidentit i ka paraprirë një debat mes gruas dhe bashkëshortit të saj.

​Ajo fillimisht ka sulmuar fizikisht vjehrrën, e më pas ka hedhur thikën drejt vjehrrit duke e goditur në këmbë. Pas kësaj, vjehrri e ka goditur atë me një send të fortë.

​Policia e ka ndaluar gruan mbrëmë në orën 21:35. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments