Një 35-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici se është kërcënuar nga partneri i saj, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Idrizovës.
Sipas informacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gruaja është paraqitur më 3 shtator, rreth orës 20:50, në SPB Tetovë, duke deklaruar se ajo dhe djali i saj kanë marrë mesazhe kërcënuese përmes një aplikacioni në telefon.
Mesazhet, sipas denoncimit, dyshohet se janë dërguar nga burgu i Idrizovës.
Policia ka nisur procedurat për verifikimin e rastit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, përfshirë përmbajtjen e mesazheve dhe mënyrën se si janë dërguar ato.

