8 C
Tetovo
E premte, 4 Shtator, 2026
BallinaLajmeSkandal nga burgu Idrizovë: I burgosuri kërcënon partneren dhe djalin përmes aplikacionit

Skandal nga burgu Idrizovë: I burgosuri kërcënon partneren dhe djalin përmes aplikacionit

Një 35-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici se është kërcënuar nga partneri i saj, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Idrizovës.

Sipas informacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gruaja është paraqitur më 3 shtator, rreth orës 20:50, në SPB Tetovë, duke deklaruar se ajo dhe djali i saj kanë marrë mesazhe kërcënuese përmes një aplikacioni në telefon.

Mesazhet, sipas denoncimit, dyshohet se janë dërguar nga burgu i Idrizovës.

Policia ka nisur procedurat për verifikimin e rastit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, përfshirë përmbajtjen e mesazheve dhe mënyrën se si janë dërguar ato.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments