8 C
Tetovo
E premte, 4 Shtator, 2026
BallinaLajmeShkupi shkëlqen në Evropë: Aeroporti Ndërkombëtar shpallet më i miri për përvojën...

Shkupi shkëlqen në Evropë: Aeroporti Ndërkombëtar shpallet më i miri për përvojën e udhëtarëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është vlerësuar me çmimin prestigjioz ASQ (Airport Service Quality) për vitin 2025, në kategorinë “Përvoja më e këndshme aeroportuale në Evropë”.

Çmimi, i ndarë nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI World), iu dorëzua më 2 shtator në Stamboll, gjatë Samitit Global për Përvojën e Udhëtarëve të ACI-së.

Ky është çmimi i 11-të ASQ që fiton Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Vlerësimi bazohet në përvojat dhe vlerësimet e vetë udhëtarëve për aspekte të ndryshme të shërbimit, duke përfshirë procesin e check-in-it, kontrollet e sigurisë, orientimin dhe sinjalistikën, pastërtinë dhe komoditetin e terminalit, si dhe përshtypjen e përgjithshme.

Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, e cilësoi këtë vlerësim si një arritje të rëndësishme për kompaninë.

“Është një arritje e jashtëzakonshme dhe një krenari e madhe për TAV Maqedoninë. Ky vlerësim ka një rëndësi të veçantë sepse vjen drejtpërdrejt nga udhëtarët tanë dhe pasqyron besimin e tyre në shërbimet që ofrojmë”, deklaroi Kurt.

Në këtë vlerësim janë përfshirë edhe Aeroporti Esenboğa i Ankarasë, Aeroporti Adnan Menderes i Izmirit dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tbilisit, të cilët gjithashtu menaxhohen nga TAV Airports.

Çmimet ASQ konsiderohen ndër vlerësimet kryesore në industrinë e aviacionit dhe bazohen në përvojën e udhëtarëve, duke ofruar një pasqyrë të drejtpërdrejtë për cilësinë e shërbimeve aeroportuale.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments