Gjatë takimit diskutuam për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona, projektet e përbashkëta, si dhe iniciativat konkrete për zhvillimin dhe promovimin e Parkut Kombëtar Mali Sharr.
E falënderova ministrin Hoxha për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen e tij ndaj Parkut, si dhe për gatishmërinë për të kontribuar në realizimin e projekteve dhe iniciativave që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e vlerave të jashtëzakonshme natyrore të Malit Sharr.
Bashkëpunimi institucional, përkushtimi dhe mbështetja e ndërsjellë janë çelësi për të shndërruar vizionet dhe iniciativat tona në rezultate konkrete.

