8 C
Tetovo
E enjte, 8 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMenduh Thaçi uron presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës

Menduh Thaçi uron presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës

Urim për zgjedhjen e Presidentes së Republikës së Kosovës!

Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, i përcjell urimet më të përzemërta znj. Justina Shiroka Pula, me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Znj. Presidente, Ju uroj suksese në ushtrimin e detyrës së rëndësishme shtetërore dhe besoj se mandati Juaj do t’i shërbejë forcimit të institucioneve, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës.

Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj u uroj paqe, mirëqenie dhe përparim të vazhdueshëm.

Menduh Thaçi
Kryetar i PDSH-së

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments