8 C
Tetovo
E enjte, 8 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniGashi uron Shiroka-Pulën: Presim forcim të mëtejshëm të lidhjeve mes Shkupit dhe...

Gashi uron Shiroka-Pulën: Presim forcim të mëtejshëm të lidhjeve mes Shkupit dhe Prishtinës

Kreu i Parlamentin të Maqedonisë së Veriut, zoti Afrim Gashi, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Republikës së Kosovës. Ajo u zgjodh me 81 vota në Kuvendin e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Gashi e cilësoi zgjedhjen e presidentes së re si hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën, duke shprehur bindjen se përvoja e saj akademike, institucionale dhe publike do të kontribuojë në forcimin e shtetit dhe të pozitës së tij ndërkombëtare.

“Besoj fuqishëm se Presidentja Shiroka-Pula do të kontribuojë në forcimin e pozitës së shtetit në skenën ndërkombëtare, si dhe në kultivimin e unitetit, dialogut dhe bashkëpunimit në Kosovë”, deklaroi Gashi.

Ai i uroi presidentes së re mandat të suksesshëm, duke shprehur pritjen që bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të thellohen edhe më tej.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments