Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, sonte nga vendlindja e tij, Tenova, përcolli një mesazh të qartë politik.
Hapja e shtabit të VLEN-it në Tenovë mblodhi një numër të madh banorësh, aktivistësh dhe mbështetësish, në një atmosferë të ngrohtë dhe energjike.
Huseini ishte i shoqëruar nga bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Adnan Azizi, si dhe aktivistë të tjerë të koalicionit.

