8 C
Tetovo
E enjte, 8 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniUNT: Dy linja të reja autobusësh për studentët, ndalesa përballë Ambasadës së...

UNT: Dy linja të reja autobusësh për studentët, ndalesa përballë Ambasadës së SHBA-së

Universiteti „Nënë Tereza“ në Shkup njofton se studentët e tij do të kenë qasje më të lehtë në transportin publik drejt kampusit, përmes dy linjave të reja të autobusëve.

Në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik të Qytetit të Shkupit, janë siguruar linjat **17/1 dhe 17/2**, ndërsa ndalesa për studentët do të jetë **përballë Ambasadës së SHBA-së**.

Nga UNT bëjnë të ditur se studentët mund të përfitojnë edhe **kartelë falas për transportin urban**, duke përdorur email-in e tyre zyrtar studentor dhe duke ndjekur procedurat përkatëse.

Gjithashtu, studentëve u rekomandohet të instalojnë aplikacionin e NQP Shkup, përmes të cilit mund të ndjekin në kohë reale orarin dhe lëvizjen e autobusëve.

Për më shumë informacione, universiteti i udhëzon studentët të ndjekin njoftimet në faqen e NQP Shkup.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments