8 C
Tetovo
E premte, 9 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMickoski thotë se me VLEN-in është më shumë se partner

Mickoski thotë se me VLEN-in është më shumë se partner

Kryeministri Hristijan Mickoski në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha që VLEN-in e ka partner të dëshiruar.

“Ne partner koalicioni e kemi VLEN-in dhe për këtë nuk kemi kurrfarë mëdyshje…Ardhmërinë do ta caktojnë numrat, por ardhmëria është e qartë se koalicioni jonë staregjik është VLEN dhe këtu nuk kam kurrfarë dileme”, tha Mickoski.

Po thatë se numrat do ta caktojnë?

“Ai që ka 61 deputetë formon Qeverinë”, u përgjigj Mickoski.

Numrat në kuptimin e partisë politike të shqiptarëve?

“Jo jo, ato. Nëse 61 deputetë krijoni qeveri”, shtoi Mickoski.

Pra nuk do të bëni dallim…?

“Absolutisht preferenca ime është partia politike VLEN. Absolutisht bëj dallim”, tha Mickoski.

Domethënë ju doli partner më i mirë, ashtu?

“Mendoj se kemi ndërtuar besim që të mund të them se jemi pak më shumë se partner koalicioni”, tha Mickoski.

Çfarë do të thotë ajo?

“Mendoj se po bëhemi edhe miq”, u përgjigj Mickoski./Alsat.mk.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments