Sot pritet vendimi përfundimtar ndaj Trajçe Bojkovskit, i akuzuar për vrasjen e katër grave
Të afërmit e viktimave të të akuzuarit për vrasje serike, Trajçe Bojkovski, sot presin të dëgjojnë vendimin e gjykatës në Kumanovë. Në seancën e kaluar, prokurori Ljubomir Lape kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Bojkovskin, i cili akuzohet për vrasjen e katër grave dhe tentativën për të vrarë edhe dy të tjera.
Në dukje, ai ishte një bari i qetë në Nagoriçan, por, sipas akuzës, fshihte një anë tjetër. Ai dyshohet se i vëzhgonte viktimat dhe përzgjidhte gra që jetonin vetëm, kryesisht të moshuara dhe të dobëta fizikisht. Sipas aktakuzës, ai i mbyste ato deri në vdekje dhe më pas kryente marrëdhënie seksuale me trupat e tyre të pajetë.
Prokuroria: Motiv kryesor ishte nekrofilia
Sipas prokurorisë, nekrofilia ishte motivi kryesor i veprave penale. Ndërkohë, avokati mbrojtës e kundërshtoi këtë pretendim, duke mohuar se motivi i të akuzuarit ishte kënaqësia seksuale. Ai gjithashtu pretendoi se prokuroria nuk e kishte dëshmuar akuzën dhe kërkoi një dënim më të ulët.
Sipas të dhënave të paraqitura në rast, Bojkovski dyshohet se ka vepruar për më shumë se një vit. Ai u zbulua pasi vrau viktimën e fundit, për të cilën u kërkua kryerja e autopsisë, çka ndihmoi në zbulimin e rastit.
Vendimi i gjykatës pritet të përcaktojë përgjegjësinë penale të të akuzuarit dhe dënimin për veprat për të cilat akuzohet. Vendos titull

