Zjarre aktive ka në komunën e Studeniçanit, mes fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë, në vendin e quajtur Kaldired, ku po digjet bimësi e ulët, si dhe në fshatin Jabollçishtë të komunës së Çashkës, ku janë përfshirë nga flakët pyje ahu dhe lisi, shkurre dhe bimësi e ulët.
Dy zjarre janë aktive edhe në komunën e Likovës – në fshatin Strimë, në vendin e quajtur Guri Kuq, ku po digjen pyje me pisha dhe drunj me trungje të ulëta, si dhe në fshatin Mateç, ku është përfshirë bimësia e ulët.
Nga gjithsej 31 zjarre të regjistruara gjatë periudhës 8–9 tetor, 27 të tjerat janë shuar. Zjarre janë regjistruar në disa komuna, përfshirë Sarajin, Aerodromin, Gazi Babën, Mogillën, Prilepin, Manastirin, Kumanovën, Vinicën dhe Vrapçishtin.
Përveç bimësisë së ulët, nga disa prej zjarreve janë përfshirë edhe ara me kashtë, pyje, toka bujqësore, mbeturina dhe deponi të egra.

