8 C
Tetovo
E shtunë, 10 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniI kanë vjedhur veturën me çelësat e lënë në serraturë – policia...

I kanë vjedhur veturën me çelësat e lënë në serraturë – policia e ka gjetur në Tetovë

Një banor i fshatit Zhillçe të Tetovës ka denoncuar se gjatë natës i është vjedhur automjeti „Fiat Tempra“, i cili ishte parkuar para shtëpisë së tij familjare me çelësat e lënë në serraturë.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është raportuar në orën 06:50 nga Z.S. (58 vjeç) nga fshati Zhillçe.

Pas masave të marra, zyrtarët e policisë në orën 10:05 e kanë gjetur automjetin të parkuar në rrugën „Mirçe Acev“ në Tetovë.

„Pas kryerjes së kqyrjes, automjeti i është kthyer pronarit, ndërsa po merren masa për sqarimin e rastit“, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments