8 C
Tetovo
E shtunë, 10 Tetor, 2026
BallinaLajmeBotaKthehet në Tokë pas 235 ditësh në hapësirë, astronautja franceze: Ju lutem,...

Kthehet në Tokë pas 235 ditësh në hapësirë, astronautja franceze: Ju lutem, më dërgoni sërish atje!

Astronautja franceze Sophie Adenot është kthyer në Tokë pas 235 ditësh në hapësirë, duke vendosur një rekord të ri evropian për qëndrimin më të gjatë të pandërprerë në orbitë nga një astronaut evropian, grua apo burrë. Në paraqitjen e saj të parë publike, të shtunën në mëngjes në Këln të Gjermanisë, Adenot u shfaq e lodhur, por ndau përvojat e saj gjatë tetë muajve në hapësirë. Ajo do të ndjekë një program trejavor rehabilitimi për t’u rikthyer gradualisht në formë pas qëndrimit të gjatë larg Tokës.
Astronautja tregoi se gjatë misionit përjetoi emocione nga më të bukurat deri te momentet më të vështira. Duke folur për përvojën e saj, ajo theksoi se nga rreth 400 kilometra lartësi, Toka shihet si një planet i vetëm, pa ndarje dhe kufij.

“Kemi përjetuar të gjitha emocionet njerëzore, nga më të lumturat te më të vështirat”, u shpreh ajo, duke shtuar se nga hapësira nuk shihen kufijtë që ndajnë njerëzit, por vetëm “një planet i çmuar që të gjithë e ndajmë”. Kthimi në Tokë nuk ishte pa vështirësi. Kapsula me të cilën ajo dhe tre astronautë të tjerë u kthyen u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, të enjten, pas një udhëtimi rreth 27-orësh. Sipas Adenot, kapsula u përball me dallgë të forta për rreth 25 minuta. Ajo rrëfeu me humor se, sapo ekipet e shpëtimit e nxorën nga kapsula, reagimi i saj i parë ishte: “Më dërgoni në hapësirë, ju lutem! Ishte shumë më e lehtë atje lart”.

Gjatë daljes nga avioni në qendrën e trajnimit të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), Adenot u shfaq e përlotur dhe kishte nevojë për mbështetje fizike. Për çdo rast, ishte përgatitur edhe një karrige me rrota, por ajo preferoi të ecte vetë. Pas misionit rekord, astronautja do të përqendrohet në rikuperimin fizik, një proces që kërkon kohë pas muajsh të tërë në kushtet e mikrogravitetit.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments