Një tërmet i lehtë është regjistruar sot në afërsi të Lubanishtës.
Lëkundje me magnitudë prej 2 ballësh sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në rajonin jugperëndimor të vendit. Sipas të dhënave nga aplikacionet për monitorimin e aktivitetit sizmik, tërmeti ka ndodhur në orën 15:34, në një thellësi prej 15 kilometrash.

