8 C
Tetovo
E enjte, 15 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniJakup Huseini: Miletina do ta ketë sërish Zyrën e Librave Amë

Jakup Huseini: Miletina do ta ketë sërish Zyrën e Librave Amë

Zyra e Librave Amë në Miletinë do të jetë sërish në shërbim të banorëve, duke u mundësuar atyre që shërbimet administrative t’i kryejnë më afër vendbanimit, pa pasur nevojë të udhëtojnë në vendbanime të tjera.

Lajmin e ka bërë të ditur Jakup Huseini, kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës nga VLEN, i cili së bashku me drejtorin e Librave Amë, Faton Fazliu, ka qëndruar në Miletinë për t’i informuar banorët për rihapjen e kësaj zyre.

Sipas Huseinit, rikthimi i zyrës paraqet një lehtësim për qytetarët, të cilët do të kenë mundësi t’i marrin shërbimet e Librave Amë më pranë shtëpive të tyre, duke kursyer kohë dhe shpenzime për udhëtim.

Rihapja e kësaj zyre synon të lehtësojë qasjen e banorëve në shërbimet administrative dhe të afrojë institucionet më pranë qytetarëve të Miletinës.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments