8 C
Tetovo
E premte, 6 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi me Mexhitin dhe Kasamin: Përurojmë projektet e realizuara, nga qeveria...

Feti Abazi me Mexhitin dhe Kasamin: Përurojmë projektet e realizuara, nga qeveria VLEN

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka pritur sot në vizitë dy bashkëkryetarët e VLEN, Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin, ku së bashku i kanë vizituar disa nga projektet e realizuara nga qeveria e bashkëudhëhequr nga VLEN, duke filluar nga: Ndërtimi i sallës sportive në Bogovinë, rikonstruimi i sallës sportive në Zherovjan, rikonstruimi i stadiumit tē futbollit dhe rruga e Jurisë në Pirok, rruga në Kallnik e der tek rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Pallçisht. Më pas, ata kanë vizituar disa nga bizneset lokale, në këtë komunë.

Deklarata e plotë e Abazit, për Media:

“I falenderoj bashkëkryetarët Mexhiti dhe Kasami, deputetët dhe funksionarët e tjerë të VLEN-it për vizitën.

Sot kemi paraparë promovimin e dy rrugëve kryesore që janë në fazën përfundimtare të realizimit. Bëhet fjalë për rrugën e Juri-së dhe rrugën e fshatit Kallnik.

Gjatë vizitës do të vizitojmë edhe sallën sportive në Zherovjan, stadiumin e futbollit në Pirok, rrugën e Juri-së dhe atë të Kallnikut. Në fund, do të vizitojmë edhe shtratin e lumit në Pallçisht, i cili është rregulluar.

Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të përvjetorit të Komunës”.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments