Një ndryshim i shumëpritur për të gjithë adhuruesit e skijimit! Pas 22 vitesh, këtë sezon biletat sezonale në Kodrën e Diellit do të mund të blihen për herë të parë online, duke e bërë procesin më të lehtë, më të shpejtë dhe më praktik për të gjithë vizitorët.
Nis oferta EARLY BIRD për sezonin 2026/2027!
Deri më 16 nëntor 2026, qytetarët mund të përfitojnë nga çmimet promocionale për biletat sezonale:
* 👧 6–14 vjeç: 10.000 denarë
* 🧑 15–24 vjeç: 12.300 denarë
* 👨 25–62 vjeç: 14.600 denarë
* 👴 63+ vjeç: 7.000 denarë
Blerja bëhet ekskluzivisht online, përmes faqes zyrtare:
https://popovashapka.com.mk/product/seasonal-ticket/
📌 Disa informata të rëndësishme:
* Poseduesit e kartelave sezonale nga viti i kaluar duhet t’i paraqesin për riaktivizim.
* Për blerësit e rinj aplikohet pagesë shtesë prej 400 denarësh për kartelën.
* Bileta është personale dhe nuk mund të bartet te persona të tjerë.
* Nuk vlen për skijimin e natës.
* Orari i ski-ashensorëve: 08:45–15:30.
❄️ Garanci për sezonin e ardhshëm: Nëse gjatë këtij sezoni nuk realizohen të paktën 20 ditë me kushte për skijim, bileta sezonale do të jetë e vlefshme edhe për sezonin e ardhshëm.
📞 Për informata shtesë: +389 71 393 104 (08:00–16:00).
Një hap drejt modernizimit të Kodrës së Diellit dhe një lehtësim për të gjithë ata që mezi presin sezonin e ri dimëror! 🏔️🎿

