8 C
Tetovo
E martë, 10 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniLumjani ia përplas në fytyrë foton me Dimitrievskin këshilltarit të ASH-së Huzeir...

Lumjani ia përplas në fytyrë foton me Dimitrievskin këshilltarit të ASH-së Huzeir Mustafi: Mos mendoni se historia harrohet!

Halil Lumjani nga VLEN-i i është përgjigjur Huzeir Mustafit, këshilltarit të Aleancës për Shqiptarët, pas deklaratës së këtij të fundit drejtuar Izet Mexhitit.

Mustafi, duke reaguar ndaj Mexhitit, kishte kërkuar që nëse deklaratat e tij janë serioze, “t’i urdhërojë këshilltarët e VLEN-it të largohen nga koalicioni lokal”.

Por Lumjani ia ka rikujtuar Mustafit fotografitë e tij me liderin e ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, duke e vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e qëndrimeve të tij politike.

“Fotot nuk harrojnë, historia nuk fshihet! Para se të japësh leksione, kujto ku ke qenë vetë dje. Duket se keni marrë mësime nga lideri juaj, sepse qëndrimet i ndërroni njësoj si ai. Fotot mbeten, historia nuk fshihet!”, ka shkruar Lumjani.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments