8 C
Tetovo
E hënë, 23 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi emëron Jusuf Vejselin, u.d drejtor të shkollës fillore në Pallçisht

Feti Abazi emëron Jusuf Vejselin, u.d drejtor të shkollës fillore në Pallçisht

“Sot, në kuadër të përgjegjësive tona, kam përcaktuar arsimtarin shumëvjeçar të SHFK „Dervish Cara” në Pallçisht, z. Jusuf Vejseli, si ushtrues detyre të drejtorit të shkollës”, ka njoftuar kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.

Në kuadër të këtij procesi, ai ka falenderuar ish-drejtoreshën për kontributin, ndërsa u.d drejtorit të ri, i ka uruar suksese në ushtrimin e detyrës.

“Me këtë rast, falënderoj drejtoreshën e deritanishme për kontributin dhe angazhimin e saj gjatë mandatit të përfunduar.

Jusuf Vejselit i uroj shumë suksese në ushtrimin e detyrës, me besimin se do të vazhdojë të punojë me përkushtim në të mirë të shkollës, nxënësve dhe stafit arsimor!”, ka shkruar, ai.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments