Më 26.11.2026, nga ora 00:20 deri në 01:30, policia e DPB Gostivar ka realizuar kontroll aksionar në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit.
Gjatë kontrollit janë hasur dhe privuar nga liria dy shtetase të Argjentinës për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik.
Ato janë mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme.

