8 C
Tetovo
E enjte, 26 Nëntor, 2026
BallinaLajmeArrestohen gjashtë shtetas turq në Shkup për qëndrim të parregulluar

Arrestohen gjashtë shtetas turq në Shkup për qëndrim të parregulluar

Gjashtë shtetas të Republikës së Turqisë janë arrestuar në Shkup për shkak të qëndrimit të parregulluar në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimet janë realizuar më 25 nëntor 2026, në periudhën nga ora 10:00 deri në 12:00, në territorin e Komunës së Aerodromit.

Nëpunësit policorë nga SPB Shkup, gjatë kontrolleve të realizuara në kuadër të planit të shërbimit për lajmërim dhe çlajmërim për muajin nëntor, kanë arrestuar gjashtë persona, të moshës 22 deri në 25 vjeç.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet F. (22), M.S. (22), S.T. (25), T.J.E. (23), S.B.S. (25) dhe M.Ç. (22).

Të gjithë janë shtetas të Republikës së Turqisë dhe dyshohen se kanë qëndruar në mënyrë të parregulluar në vend.

Pas arrestimit, ndaj tyre do të vijojë procedura përkatëse ligjore.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments