Agron Sylejmani nga Ferizaj tash e tutje do të quhet Agron Mani. Ai thotë se e ndryshoi mbiemrin për shkak se ishte turk dhe ndjehej i turpëruar. Njoftimi i plotë:
“Të dashur miq, ju njoftoj se tanimë zyrtarisht unë dhe familja ime kemi ndërru mbiemrin nga Sylejmani në MANI.
Tani ndjehem i lehtësuar pasi që nuk do të identifikohem nga të tjerët si pjestar i një identiteti të huaj, i identitetit të pushtuesit Osman.
Unë mbaja mbiemrin e Sylejmanit, Sulltanit të perandorisë Osmane dhe prej se jam bë me ditë pak për të bëmat e pushtuesit tonë, shkatrruesit të qenjës shqiptare, unë jam ndje i turpëruar nga ky mbiemër i huaj që fallcifikonte identitetin tim shqiptar, sa që kur jetoja në Zvicërr, ata kur e shihnin mbiemrin Sylejmani, mendonin që jam Turk apo Arab.

