Vazhdon aksioni për prishjen e garazheve të ndërtuara pa leje në Tetovë!
Komuna e Tetovës po vazhdon me vendosmëri aktivitetet për lirimin e hapësirave publike dhe largimin e ndërtimeve pa leje.
Rendi dhe siguria në qytet janë prioriteti ynë. Hapësirat publike u takojnë të gjithë qytetarëve dhe duhet të jenë në shërbim të tyre!

