8 C
Tetovo
E premte, 27 Nëntor, 2026
BallinaLajmeKryesoretAzizi: Nga 100% maqedonisht në 100% shqip, avancojmë përdorimin e gjuhës shqipe

Azizi: Nga 100% maqedonisht në 100% shqip, avancojmë përdorimin e gjuhës shqipe

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar lidhur me zhvillimet në përdorimin e gjuhës shqipe në provimet dhe licencat profesionale. Ai ka krahasuar periudhën e qeverisjes së BDI-së me atë të VLEN-it, duke pretenduar se provimet dhe licencat që më parë zhvilloheshin vetëm në maqedonisht, tashmë realizohen tërësisht në shqip.

“Kështu dukeshin provimet dhe licencat profesionale në kohën e BDI-së dhe kështu duken në kohën e VLEN-it. Nga 100% maqedonisht në 100% shqip.

Shumë është lehtë kur shqiptarinë e ke mënyrë jetese, e jo këmishë propagandistike për fushata e debate.

Avancojmë përdorimin e gjuhës shqipe aty ku kishte barriera 30-vjeçare. Kjo është e vërteta e cila nuk mbulohet me mashtrime!”, ka shkruar Adnan Azizi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments