Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka marrë pjesë sot në Tetovë në marshimin e organizuar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Sejdiu, së bashku me kryetarin e Tetovës dhe nxënësit, marshoi në kuadër të një manifestimi ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Zhelina, Tetova, Tearca dhe Bogovina.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sejdiu ka vlerësuar performancën e nxënësve, duke theksuar emocionet, krenarinë dhe dashurinë për flamurin kombëtar.
Ai theksoi se flamuri kuq e zi mbetet simbol i historisë, identitetit, krenarisë dhe unitetit shqiptar.
„Kur jemi bashkë, flamuri na bashkon edhe më shumë“, ka shkruar Sejdiu, duke uruar 28 Nëntorin.

