A ka pasur një tog të romëve në brigadën 112 të UÇK-së në Maqedoni, siç tha Sadulla Duraku në Click Plus? Për këtë në Daily Click në TV21 foli Rijad Shaqiri nga VLEN, i cili ka qenë ushtar i UÇK-së në këtë zonë. Shaqiri thotë se Duraku e bën këtë për pikë të ulëta politike.

“Unë mund të marr të drejtën të flas për zonën e Likovës, Brigadën 113 Ismet Jashari, ku ka vepruar edhe Sadullahu ka qenë pjesë e asaj brigade, bile bile ka qenë edhe anëtar i Shatbit të Përgjithshëm me propozim të prindit tim në Shtabin e Përgjithshëm. Të thuash se ka pasur romë në emblemën e UÇK-së, është fyerje ndaj kauzës, idealit, organizimit dhe sakrificës, gjithë asaj popullate dhe atyre ushtarëve, është fyerje ndaj dëshmorëve të kombit, veteranëve, invalidëve të luftës”, tha mes tjerash Shaqiri.