Sekretari i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi në një postim në rrjetet sociale ka theksuar BDI është faktori kryesor që ka dëmtuar dhe rrënuar institucionin e Bashkësisë Fetare Islame.

“As në kohën e Jugosllavisë, as komunistët e Titos nuk e demtuan BFI-në sa e demtoi BDI-ja. Kjo pamje është kulmi i poshtërrimit, humbjes së dinjitetit dhe integritetit të institucionit ku udhëheqësit fetarë – hoxhallarët puthin duart e pushtetarëve.
Mizori, mjerim ku ka degjeneruar lidershipi shpirtëror!”, ka shkruar Azizi.(INA)