“THIRRJE PËR FAMILJET NGA KAMJANI
Komuna e Bogovinës fton të gjitha familjet e interesuara të përfshihen në programin për akomodimin e vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes, të cilët do të qëndrojnë në komunën tonë nga 26 shtatori deri më 3 dhjetor 2026.
Nëse keni dëshirë të njiheni me një kulturë të re, të fitoni miqësi të përjetshme dhe të jeni pjesë e një përvoje të jashtëzakonshme ndërkombëtare, kjo është mundësia për ju.
Familja nikoqire duhet të:
jetë e hapur dhe e gatshme të pranojë një vullnetar/e në shtëpinë e tyre;
të sigurojë një dhomë të veçantë për vullnetarin/en;
të ofrojë një mjedis familjar të këndshëm dhe miqësor.
Gjatë qëndrimit të vullnetarit/es, familja pritëse merr një kompensim prej 6,500 denarësh në javë.
Përmes këtij programi, familjet kanë mundësinë të shkëmbejnë përvoja, të krijojnë miqësi të reja dhe të kontribuojnë në lidhjen dhe mirëkuptimin ndërkulturor.
📞Personi për kontakt për më shumë informata dhe regjistrim: Ana Jovanovska
Tel: 071 386 053
Ju inkurajojmë të përfitoni nga kjo mundësi unike dhe të bëheni pjesë e familjes globale të Korpusit të Paqes”, ka njoftuar kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, në Facebook.

