8 C
Tetovo
E hënë, 10 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, në mbledhjen e klubit futbollistik Drita: Fillon transformimi, me 7...

Feti Abazi, në mbledhjen e klubit futbollistik Drita: Fillon transformimi, me 7 transferime të reja, synohet ngritja në ligën dytë

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, i është bashkangjitur thirrjes së trajnerit të klubit futbollistik Drita Basri Abdiji, duke u bërë pjesë e iniciativës së rimëkëmbjes së këtij klubi. Tanimë, klubi nga Bogovina, ka filluar transferimin e 7 blerjeve të reja, duke filluar prej:

Shpend Asanit, Ramadan Sherifit, Daniel Nikollovskit, Arsim Ismailit, Berat Ismanit, Ylli Beqirit dhe Mirsad Farizit.

Rikonstruimi i klubit po vazhdon edhe me stafin teknik, mjekësor dhe kryesinë e re:

Për momentin, mjek official i klubit do të jetë Ilir Fejzullai.

Ndërsa, kryesia e re do të përbëhet, nga:
Kryetar – Validin Musliu, Nënkryetar – Riad Ramadani dhe Sekretar – Suat Idrizi.

Nga KF Drita shprehen se, në vijim do vazhdojnë me etablimin e formacionit, duke angazhuar edhe blerje të reja.

Synimi i KF Dritës, është inkuadrimi në ligën e dytë të Maqedonisë.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments