Një aksion anti-kanabis i Policisë së Kukësit ka rezultuar në asgjesimin e 686 bimëve narkotike cannabis sativa të kultivuara në zona të pyllëzuara, në territorin e fshatit Mserr.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se janë proceduar penalisht kryetari i fshatit Mserr, V. P., dhe dy përgjegjës të shërbimit pyjor të kësaj zone, shtetasit me inicialet A. Q. dhe Gj. P., për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.