Aktivist i Aleancës për Shqiptarët, Egzon Azizi ka zbuluar bisedat e tij, të fundit të javës së kaluar me Ziadin Selën dhe Arben Taravarit.
Siç sqaron Azizi, ka pasur tentime nga ana e tij që grupi i Selës të bashkohet Aleancën për Shqiptarët, në mënyrë që të garojnë bashkë me VLEN kundër BDI-së. Sipas Azizit, edhe pse katër kërkesat e Selës janë pranuar nga Taravari dhe se ai ka qenë i gatshëm të bisedojë, Sela megjithatë ka refuzuar të bashkohet me VLEN duke thënë se do të garojnë të vetëm, por kjo nuk ndodhi, pasi që nga dita e djeshme u arrit koalicioni mes Selës dhe BDI-së.
“Po ju pyes publikisht z.Ziadin Sela, a po e nxini figurën tuaj me dorën tënde, duke e gëlltitur të kaluarën tuaj 10 vjeçare si kundërshtari më i madh i tyre. Sinqerisht me vjen keq për ty, sepse kam pasur bindje tjetër ndaj jush, por e kuptoj kryetarin që më thoshte: Egzon në fund ato do të përfundojnë bashkë. Ziadin shihemi me 8 maj, me ty dhe ato Horrat tjerë, e populli do vlersoj”, shkruan Azizi.
Më poshtë e keni statusin e aktivistit Egzon Azizi:
Të dashur miq, para disa ditëve kisha një bisedë direkte me Ziadin Selen, duke biseduar rreth përçarjeve brenda në Aleancen për Shqipëtarët.
Në bisedë e sipër për rreth 1 orë e 30 minuta, z.Sela po më tregonte se si ai është i „pafajshëm“ dhe se si kryetari Arben Taravari ka pasur indicie për të djegerjegur figuren e tij politike. Në këtë moment i thash Ziadinit, a ka qoftë edhe një mundesi të vetme që Aleanca të bëhet bashkë, duke i spjeguar se fryma e aleances eshte Opozitare, dhe kur Aleanca u rrit për të fituar Bdi-në, ju po e perçani. Më thuaj a mundem të kontriboj edhe un diçka?
Dhe pergjigja ishte, ja provo bisedo me Arbenin, por këto janë kerkesat e mia, duke mi renditur nga 1 deri te 4, e kerkesa e tij e fundit ishte që ai të behet kryetar partie.
Mbas një bisede tejet të qetë dhe miqsore me kryetarin Arben Taravari, ai mu pergjigj. Pa asnjë problem Egzon, sot jam në gjendje te shkoj dhe ta takoj. Për të gjitha kerkesat e tij un jam ne gjendje të bisedoj dhe të gjejmë një zgjidhje, e sa i përket kryetarit të partisë, në qoftë se z.Sela ka qoftë edhe 1 votë më shum, un jam në gjendje ta ja dorzoj që neser.
Këtë pergjigje ja dhash z. Ziadin Sela. Justifikimi e tij ishte perseri tendecioz, duke me thënë: e kupton se Arbeni deshiron ta djeg figuren time në politik, duke mos ma dhene partine qe vet e kam krijuar, për të më detyruar të shkoj te kto tjerit.
Z. Ziadin Sela ju kam pergjigjur me një nenpyetje, Si është më e ndershme? Të behesh bashk më një shokë që e keni krijuar një subjekt politik të cilin e keni rritur per plot 10 vite, ose të dalesh e të kerkosh votë bashk me Aliun dhe Menduhin?
Ziadini mu përgjigj, e para nuk ndodh pa dhene dorheqje Arbeni nga Kryetari i partisë, këtë të dyten e deshirojnë të gjithë kundershtaret e mi në politik.
Por un do të dal i vetem në zgjedhje, më mir të më dergoj populli si burr në shtepi, se të nxij figuren time politike duke u bër bashkë me Menduhin dhe Aliun.
Tash një javë mbasi e kemi pasur këtë bisedë, po ju pyes publikisht z.Ziadin Sela, A po e nxini figuren tuaj me doren tënde, duke e gelltitur të kalueren tuaj 10 vjeçare si kundershtari më i madh i tyre.Sinqerisht me vjen keq për ty, sepse kam pasur bindje tjeter ndaj jush, por e kuptoj kryetarin që më thoshte: Egzon në fund ato do të perfundojn bashk.
Ziadin shifemi me 8 maj, me ty dhe ato Horrat tjer, e populli do vlersoj!
VLEN, fryma e Popullit!, ka përfunsuar Azizi.