8 C
Tetovo
E mërkurë, 28 Maj, 2025
BallinaLajmeAleanca për Shqiptarët reagon ndaj veprimeve të njëanshme të Taravarit: Formohet Këshill...

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj veprimeve të njëanshme të Taravarit: Formohet Këshill Koordinues i përkohshëm!

Shkup, 26 maj 2025 – Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar formimin e një Këshilli Koordinues të përkohshëm, si reagim ndaj veprimeve të njëanshme dhe jashtë kornizës statutore të kryetarit aktual të partisë, z. Arben Taravari.

Në një komunikatë për media, partia thekson se këto veprime të ndërmarra pa konsultim me organet përkatëse kanë shkaktuar paqartësi dhe shqetësim të madh, jo vetëm në mesin e shumicës së anëtarësisë, por edhe në opinionin më të gjerë qytetar.

Në takimin e mbajtur më 25 maj në Shkup, shumica dërrmuese e degëve dhe anëtarësisë vendosën të ndërmarrin hapa konkretë për të garantuar funksionimin demokratik dhe statutor të partisë, përmes krijimit të këtij këshilli të përkohshëm, i cili do të veprojë deri në stabilizimin e situatës.

Vendimet e Këshillit Koordinues:

🔹 Zgjedhja e koordinatorit
Z. Arben Fetai, Kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, është zgjedhur koordinator i Këshillit Koordinues.

🔹 Qëndrimi ndaj koalicionit “Vlen”
Aleanca për Shqiptarët konfirmon vazhdimin e pjesëmarrjes në qeveri si pjesë e koalicionit “Vlen”, në cilësinë e një partneri të barabartë dhe me përfaqësim proporcional me partitë e tjera të përfshira në këtë bashkëpunim.

🔹 Përfaqësimi në “Vlen”
Është marrë vendim për krijimin e një ekipi të ri përfaqësues, i cili do të përfaqësojë zyrtarisht Aleancën për Shqiptarët në të gjitha strukturat dhe vendimmarrjet e koalicionit “Vlen”.

Qëllimi i këtyre masave, thuhet në komunikatë, është të ruhet integriteti i partisë, të respektohet vullneti i shumicës dhe të garantohet një funksionim demokratik e transparent i strukturave partiake.

📌 Këshilli Koordinues
Aleanca për Shqiptarët
Kryetar i Kuvendit: Arben Fetai

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments