Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani ka njoftuar se sot do të pezullojë aktivitetet e tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale.
Osmani njoftoi se kjo është bërë për arsye shëndetësore në familje, ndërkaq burime brenda koalicionit të Frontit Europian pohojnë se Osmani anuloi aktivitetet në Strugë për shkak të zenkave që kanë ndodh gjatë ditës së sotme në mes aktivisteve të BDI-së dhe të Ziadin Selës.