Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Tetova, I.B.(58) dhe V.B.(25).

SPB-Tetovë thotë se me urdhër të gjykatës është bastisur shtëpia e tyre ku janë gjetur substanca narkotike, me konkretisht, heroinë.

“Me datë 03.04.2024 në ora 17.30 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat I.B.(58) dhe V.B.(25), të dy nga Tetova. Gjatë një bastisje në shtëpinë e tyre dhe dhomat ndihmëse, të kryer me urdhër gjykate, janë gjet dhe konfiskuar disa pako me heroinë. Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të çështjes kundër tyre do të pasoj parashtresa përkatëse përkatëse”, thuhet në njoftimin e SBP-Tetovë