Kandidati për president nga radhët e partisë “ZNAM”, Maksim Dimitrievski prej Krushevës e prezantoi programin zgjedhor. Ai tha se programi i tij është i bazuar në 5 parime strategjike dhe 5 prioritete në 200 ditët e para prej marrjes së funksionit të presidentit. Në program, paralajmëroi unitet dhe vazhdim të rrugës euro-integruese, por vetëm duke i mbrojtur interesat shtetërore.

“Parimi i parë – të unifikuar në politikën e jashtme. Do ta përforcoj rolin e presidentit në marrëdhëniet e jashtme, të cilat në pajtueshmëri me Kushtetutën e përfaqëson shtetin. Për mua, më të rëndësishme janë interesat nacionale si bazë për politikën e jashtme”, deklaroi Maksim Dimitrievski, kandidat për President. /Alsat.mk