Siç raportojnë mediat maqedonase, sonte rreth orës 20:00, pjesëtarët e njësisë Tigrat kan privuar nga liria Drin Ahmetin, mëson Skopje.mk nga burime policore.
Sipas të njëjtave burime në veturën e tij marka Range Rover, është zbuluar sasi e konsiderueshme e fishekzjarreve.
Mësohet se Ahmeti njësive policore Tigrat u ka thënë se ai posedon fabrikë për prodhimin e eksplozivëve.
Skopje .mk ka kërkuar përgjigje nga MPB, mirpo deri në këto çaste nuk ka përgjigje nga ana e tyre.
Përndryshe , Drin Ahmeti është nip i liderit të BDI-së, Ali Ahmetit i cili prej para do kohe është bashkëpronar i qendrës tregtare “Soravia”/fol.mk