Lajmin e madh të Ali Ahmetit që  prej ditësh promovohet në media dhe rrjetet sociale, ende pa e bërë  publik e dogji Artan Grubi me portalet e tij.

Sot, thuajse në të gjitha mediat elektronike që publiku i njeh si të kontrolluara dhe të financuara nga Artan Grubi, tashmë kanë publikuar “LAJMIN E MADH” ,që duhej të shpalosej gjatë ditës së nesërme nga Ali Ahmeti.

Sipas këtyre portaleve duke cituar burime partiake thuhet  se të gjitha strukturat e BDI-së nga Likova deri në Strugë po i japin përkrahje të fuqishme Fatmir Deharit për president. “Veçmas është e madhe përkrahja në mesin e strukturave të krahut ushtarak”, thonë këtë burime.
Paraprakisht mediumet  e GRUBIT kanë njoftuar se Fatmir Dehari, kryetar aktual i Komunës së Kërçovës, do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar të Maqedonisë.

Këto media duke iu referuar burimeve të larta partiake, bëjn të ditur se kandidatura e tij do të shpallet gjatë kësaj jave pasi ka kaluar nëpër filtrat e BDI-së dhe me pëlqimin e liderit Ali Ahmeti.

Lideri i BDI-së definitivisht nuk i ka pranuar sugjerimet e zyrtarëve të lartë që ai vetë të jetë kundërshtar në bllokun politik shqiptar i Arben Taravarit nga koalicioni opozitar i shqiptarëve.