8 C
Tetovo
E diel, 25 Tetor, 2026
BallinaLajmeRajoniDy deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë!

Dy deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë!

“Koalicioni Shqiptar” është drejt sigurimit të dy mandateve në Kuvendin e Serbisë, sipas përllogaritjeve paraprake të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas rezultateve të deritanishme, dy përfaqësuesit shqiptarë që pritet të marrin mandat janë Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Visar Mehmeti nga Alternativa për Ndryshim (APN).

Koalicioni Shqiptar, i përbërë nga tetë parti politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, garoi me një listë të përbashkët, me synimin për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin serb.

Ndarja përfundimtare e mandateve pritet të konfirmohet pas përfundimit të numërimit të votave.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments