Me anë të një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare të ASH-së dega Bogovinë, është bërë publik vendimi i kësaj dege për të ngrirë aktivitetet politike në nivel të Komunës së Bogovinës, në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Këtë vendim kjo degë e bazon në shkeljen statutare që është bërë në Kuvendin Qendrorë të ASH-së.

Sipas Degës së ASH-së Bogovinë, është shkelur neni 221 alinea 3 ku thuhet se është Kuvendi i Degës ai që propozon Kandidatët për Kryetar Komune, ndërkaq sipas nenit 72 alinea 11, Kuvendi Qendrorë miraton propozimet e Kuvendit të Degës.

Nga ASH – Bogovinë, se këto nene nuk janë respektuar andaj është marrë vendimi të cilin ua sjellim më poshtë: