Aleanca për Shqiptarët sot përmes një konference për shtyp ka hedhur dyshime për krim të organizuar në sjelljen e vendimit nga ana e Gjykatës së Tetovës e cila ka vendosur në favor të kërkesës së Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës që Sela të jetë kryetar i partisë.

Nga ASH-ja theksuan se ky lajm doli në opinion pa u informuar përfaqësuesi ligjor i ASH-së.

“Grupacioni i pakënaqur që përfundoi te BDI përdori të gjitha mekanizmat e pushtetit për të ndërruar katër gjyqtarë deri në momentin që arritën të gjejnë gjyqtarin e tyre të preferuar që u kryen punë padrejtësisht. Kjo parregullsi dhe ky paradoks i informimit na e vërteton atë që sistemi gjyqësor në RMV është i kapur nga politikanë të papërgjegjshëm”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkaq avokati i ASh-së, Abidin Abduli theksoi se janë ndryshuar disa gjykatës, ndërsa disa tjerë kanë shkuar në pushim mjekësor.

“Në vendim vetëm citohen dokumentacioni i dorëzuar nga pala tjetër, pa mos u shqyrtuar asnjë dëshmi, asnjë kërkesë e jona dhe pa hyrë t’i kontrollojnë dëshmitë dhe faktet e palës tjetër. Para jush i kam procesverbalet e gati shumicës së degëve të ASH-së të cilat nën direktivën e zotit Sela mbajnë kuvende mes 10-18 shkurt, prej ditës kur e kanë mbajtur kuvendin në restorant Bushi deri në kongres, në datat 13, 14 dhe 15 mbajnë kuvende degësh me çka i pushojnë nga detyra delegatët e kongresit dhe zgjedhin delegatë të rinj. Në kongres të jashtëzakonshëm shkohet me delegatët paraprak, nuk mund të shkosh në kongres të jashtëzakonshëm me delegat të ri, ata bëjnë ndërrimin e më shumë se 400 delegatëve”, tha Abduli.

Ai theksoi se kuvendi qendror i ASH-së krahu i Selës nuk ka pasur kuorum, pasi në Gjykatën e Tetovës janë dorëzuar 68 deklarata të kuvendarëve të ASH-së me deklarim se nuk kanë marrë pjesë në kuvendin qendror në restorant Bushi të thirrur nga Sela.
Demokratike Europiane, Partia Demokratike Turke Unioni i Romëve, Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Unioni Demokratik Boshnjak).

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.