8 C
Tetovo
E shtunë, 16 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAstrit Iseni: Bëhet fjalë për maratonë nuk pati asnjë ofendim ndaj shqiptarëve....

Astrit Iseni: Bëhet fjalë për maratonë nuk pati asnjë ofendim ndaj shqiptarëve. Mos bini pre e provokimeve

Zv.ministri i brendshëm i policisë Astrit Iseni në një linjë telefonike për Alsat tha se bëhet fjalë për maratonë dhe se nuk ka pasur asnjë ofendim ndaj shqiptarëve.

“Siç më informoi kryeshefi i SPB Kumanovë, bëhet fjalë për maratonë të organizuar nga policë të ndryshëm për të shënuar 9 majin, ditën e Evropës. Maratona ka filluar nga Idrizova duke arritur në Kumanovë. Sipas asaj që pashë dhe informacioneve që posedoj, nuk është regjistruar asnjë incident dhe asnjë ofendim ndaj shqiptarëve. Po të kishte, do të reagoja”, deklaroi Astrit Iseni – Zv.ministër i brendshëm.

Maratona është realizuar nga Idrizova nëpërmjet fshatit Rramali deri në Stacionin policor. Maratona të tilla janë organizuar edhe në të kaluarën. Policët defiluan në shoqërim të makinave policore./Alsat.mk.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments