8 C
Tetovo
E diel, 14 Qershor, 2026
BallinaLajmeBotaBashkimi Evropian të hënën nis formalisht negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë

Bashkimi Evropian të hënën nis formalisht negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë

Bashkimi Evropian të hënën do të nisë negociatat formale për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë, pasi u hoq bllokada nga ana e Hungarisë.
​Qipro, që aktualisht kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, njoftoi se vendet anëtare kanë arritur marrëveshje për një qëndrim të përbashkët lidhur me fazën e parë të negociatave, me çka janë kompletuar të gjitha përgatitjet e nevojshme.
​Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes rrjeteve sociale ka falënderuar partnerët në BE.
​”Ukraina po bën atë që është e nevojshme, dhe është e rëndësishme që edhe BE-ja po e mban fjalën e saj”, shkroi ai. Presidenti ukrainas shtoi se fillimi i negociatave përfaqëson një “mbështetje të rëndësishme politike dhe morale për shtetin dhe popullin ukrainas”.
​Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, gjithashtu e përshëndeti vendimin me një postim në rrjetin social X, duke shkruar: “Ne e përfunduam punën dhe do të vazhdojmë të zbatojmë reformat”.
​BE-ja i nisi zyrtarisht negociatat e aderimit me Ukrainën dhe Moldavinë në qershor të vitit 2024, por hapja e fazës së parë të bisedimeve me Kievin u bllokua nga veton hungareze. Procesi nisi të lëvizë përsëri përpara pas humbjes elektorale të ish-kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán, në prill.
​Kryeministri i ri hungarez, Péter Magyar, javën e kaluar njoftoi se është arritur një marrëveshje me Kievin për forcimin e të drejtave të pakicës etnike hungareze në Ukrainën fqinje. Magyar më parë e kishte vendosur këtë marrëveshje si kusht për të dhënë pëlqimin për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në BE.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments