E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBastisje në Reçicë të Vogël

Bastisje në Reçicë të Vogël

MPB ka njoftuar se dje në ora 18:45 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në MPB-në e Tetovës kanë privuar nga liria A.T.(35) nga fshati Reçicë e Vogël të Tetovës.

Gjatë kontrollit të ushtruar me vendim gjykate në shtëpinë që ai e kishte marrë me qira, u gjetën dhe sekuestruan vazo me bimë kanabis, shishe me lëng dhe sende të tjera që lidhen me krimin.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments