8 C
Tetovo
E hënë, 21 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPolici Shaqir Bejtullahi, shembull i përkushtimit: Një natë pa gjumë në shërbim...

Polici Shaqir Bejtullahi, shembull i përkushtimit: Një natë pa gjumë në shërbim të qytetarëve

Ka njerëz që punën e bëjnë si detyrë, por ka edhe të tillë që profesionin e tyre e shohin si mision dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Njëri prej tyre është edhe polici Shaqir Bejtullahi, pjesëtar i Stacionit Policor në Zherovjan, i cili, sipas informacioneve të bëra publike, ka kaluar një natë të gjatë pa gjumë, larg familjes së tij, duke qëndruar në terren me vetëm një qëllim – të ndihmojë në kapjen e personave të dyshuar për vjedhje.

Dhe përpjekja e tij nuk shkoi kot.
Pas një pune të palodhshme policore, autoritetet arritën të privojnë nga liria persona të dyshuar për disa vepra penale të “vjedhjes” dhe “vjedhjes së rëndë” në rrethinën e Tetovës. Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar katër persona dhe janë sekuestruar automjete, armë, municion dhe sende që dyshohet se kanë prejardhje nga veprat penale.

Pas këtyre shifrave dhe njoftimeve zyrtare qëndrojnë njerëz që punojnë kur të tjerët flenë. Qëndrojnë policë që lënë pas familjen, rehatinë dhe gjumin, për të qenë aty ku kërkohet prania e tyre.

Shaqir Bejtullahi është një shembull i përkushtimit dhe sakrificës që kërkon uniforma e policit. Një natë pa gjumë mund të duket pak, por për familjen që pret në shtëpi dhe për policin që qëndron në terren, ajo natë është një sakrificë e vërtetë.
Respekt për çdo polic që e kryen detyrën me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Sepse heronjtë e vërtetë të një komuniteti nuk janë gjithmonë në dritën e kamerave. Shpesh, ata janë në terr, në orët e vona të natës, duke bërë detyrën e tyre.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments